Pas reshjeve të vazhdueshme të borës të shtunën, Ministria e Infrastrukturës ka apeluar për kujdes të shtuar nga shoferët, duke thënë se po bëhet punë maksimale që të gjitha rrugët të jenë të qarkullueshme.
Qytetarët janë ankuar se disa nga rrugët po janë vështirë të qarkullueshme. Në redaksinë e KOHËS kanë ardhur video ku shihet se dalja për Ferizaj nga Fushë-Kosova është bllokuar nga disa kamionë që kanë ngecur. Qytetarët kanë thënë se në 30 kilometra prej kyçjes Fushë-Kosovë – Ferizaj, nuk kanë hasur në një makinë për pastrim të borës. Dy të tilla janë parë duke pastruar në korsinë e autostradës Ferizaj – Prishtinë. Në një video tjetër vërehet se rruga e magjistrales Prishtinë – Gjilan është e mbuluar me borë. Sipas një qytetari, një kamion është bllokuar në rrugë në hyrje të fshatit Llabjan.
Në një prononcim për KOHËN, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po bëjnë maksimumin që rrugët të jenë të qarkullueshme. Por e ka pranuar se situata është e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme.
“Ne kemi 19 kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve – dy për autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dy për autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe 15 në të gjitha regjionet. Të gjitha regjionet i kanë nga dy kontrata, përveç Prishtinë që ka tre. Jemi duke punuar me kapacitete maksimale. Jemi duke punuar maksimalisht për t’i bërë rrugët e qarkullueshme. Jemi vazhdimisht në terren. Maksimumi po bëhet që të ketë rrugë të qarkullueshme, pasi po ka reshje vazhdimisht dhe është e vështirë, Janë të qarkullueshme rrugët, por me kujdes të shtuar”, ka thënë Durmishi.
-
Rrugë të akullta pas reshjeve
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
-
Autostrada “Arbën Xhaferi” e papastruar nga bora
-
Vërshimet - Durmishi thotë se po punohet që rrugët të jenë të qarkullueshme
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona