Tiranë, 13 korrik – Projekti i ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit, me vlerë 16 milionë USD, ka një impakt të konsiderueshëm në lëvizshmërinë dhe sigurinë e mjeteve.
Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se ky projekt është pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve qysh nga viti 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren.
Projekti i ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit, ndihmon po ashtu edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
-
Ndërhyrjet që i dhanë Rrugës së Kombit standarde europiane sigurie
-
Milot-Balldren, e para autostradë europiane e standardit A në Shqipëri
-
Nyja e Milotit lehtëson ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror
-
Lëshimi në qarkullim i nyjës së Milotit lehtëson trafikun
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove