Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë vizituar të mërkurën punimet në autostradën e Gjilanit, projekt i cili është paralajmëruar të përfundojë vitin e ardhshëm.
Durmishi ka njoftuar se janë zgjidhur të gjitha problemet me shpronësimet dhe se intensiteti i punës do të rritet në ditët në vazhdim.
“Për më shumë se një vit jemi marrë me zgjidhjen e shumë problemeve të trashëguara duke filluar nga gabime e mangësi në projekt e duke vazhduar me shpronësime e plot probleme tjera. Tani ato janë zgjidhur të gjitha prandaj ne jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme që ky projekt të përfundoj në tërësi vitin tjetër. Ditëve në vazhdim do të ketë rritje të intensitetit të punimeve në këtë projekt”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
-
Ekspertët thonë se projektet e neglizhuara me vite s’mund të përfundojnë për disa muaj
-
Përsëriten premtimet për autostradën Prishtinë-Gjilan e magjistralen Prishtinë-Podujevë
-
Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet
-
Durmishi: Kemi gjetur shumë shkelje e projekte të bllokuara, i kemi dorëzuar në Prokurori
-
Me protestë kërkohet finalizimi i zgjerimit të rrugës Gjilan-Bujanoc