Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e së premtes ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit.
I shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, Kurti ka thënë se pasi pa punimet se autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet.
“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi kryeministri Kurti, sipas njoftimit të Kryeministrisë.
Ai u zotua se do t’i kushtojmë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse, siç thuhet në njoftim, buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë.
Edhe
U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë
Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha Hyseni, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti për pretendimet se në Gjilan prodhohen dronë luftarakë: S’mund t’i di hollësitë e secilës kompani
-
Kurti premton tri hekurudha, pesë diga e bileta mujore 10-euroshe për transport publik
-
Kurti: Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri ka marrë formën e një përkushtimi të thellë