Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lenjani: Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetën

Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetë, ka konfirmuar drejtori i Klinikes emergjente Basri Lenjani, raporton ARTA TV. Ai aktualisht është i shtrirë ne klinikën e traumatologjisë.

Ka të lënduar kraharorin.

Ai nuk do ti nënshtrohet për momentin ndonjë operacioni. Drejtori Lenjani ka thënë se për këtë duhet të presin deri në gjashtë orë për të parë reagimet dhe nëse është i nevojshëm ndonjë intervenim.

Avokati Azem Vllasi është sulmuar sot me armë zjarri në mëngjesin e ditës së sotme.

Artikuj të ngjashëm