Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja kërkon anulimin e ridestinimit të parcelës së varrezave në Ferizaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka deponuar një ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ta kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal për ridestinimin e parcelës së varrezave të qytetit nga fshati Balaj në fshatin e Vjetër.

Sipas LDK-së vendimi i KK-së i datës 18 maj të këtij viti është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht në ditën kur është marrë ky vendim, banorët e fshatit të Vjetër kanë protestuar kundër komunës me arsyetim se parcela prej pesë hektarësh me nr. 498-1 brenda këtij fshati nuk i plotëson kushtet për varreza të qytetit.

LDK-ja, nëpërmjet ankesës, i ka propozuar MMPH-së duke u bazuar në baza ligjore ta pezullon vendimin e KK-së për destinimin e kësaj ngastre dhe të obligohet KK-ja ta shfuqizoi këtë vendim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)