Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët me peticion kundër lokacionit të varrezave në fshatin e tyre

Derisa Komiteti i Politikës e Financave ka miratuar propozimvendimin për ridestinimin e parcelës së varrezave të qytetit nga fshati Balaj në Fshatin e Vjetër, menjëherë kanë reaguar nëpërmjet një peticioni vetë banorët e Fshatit të Vjetër duke e kundërshtuar një iniciativë të tillë të Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas banorëve të këtij fshati, parcela me nr. 498-1 nuk i plotëson kushtet në bazë të numrit të madh të qytetarëve të Ferizajt, prandaj sipas banorëve vendimi i mëhershëm i KK-së për zgjerim të varrezave në fshatin Balaj, me një sipërfaqe prej afro 20 hektarësh, duhet të mbetet i plotfuqishëm, andaj ata kërkojnë nga të gjithë këshilltarët e KK-së të premtim të mos e votojnë propozimvendimin e Ekzekutivit të Komunës.

Përveç kësaj, LDK-ja dhe VV-ja e kanë cilësuar se veprimi i Ekzekutivit është i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal.

Nëpërmjet peticionit banorët e Fshatit të Vjetër kanë deklaruar se po e kundërshtojnë propozim-vendimin e Komunës për zhvendosjen e varrezave të qytetit në ngastrën kadastrale nr 498-1... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)