Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati i Vjetër kërkon lokacion tjetër për varreza të qytetit të Ferizajt

Komuna e Ferizajt pas rekomandimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe MAPL-së ka organizuar një debat publik me banorët e Fshatit të Vjetër, lidhur me vendimin e KK-së pas caktimit të lokacionit të varrezave në këtë fshat.

Banorët e këtij fshati vazhdojnë të këmbëngulin se varrezat e qytetit të mos vendosen brenda fshatit me arsyetim se parcela prej rreth 4 hektarësh nuk i plotëson kriteret për një plan të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit...i Ferizajt, ka thënë se do t’i shikojnë disa mundësi të tjera për gjetjen e një parcele për varreza të qytetit. “Banorët keni reaguar, ndërkaq ne kemi thënë se është mashtrim zgjidhja e përkohshme, e kanë debatuar edhe opozita me atë arsyetimin pse është i përkohshëm dhe kanë thënë se po bëni mashtrime. Ka qenë një vendim i përkohshëm që të bëjmë një hap, që për momentin ka qenë i domosdoshëm për shkak se nuk ka vende te varrezat e vjetra për varre të reja, tashti e kemi një situatë të re, kemi kërkuar prej Qeverisë së Republikës së Kosovës,

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)