Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kundërshtohet vendimi i Ministrisë për lokacionin e varrezave në Ferizaj

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Komunës së Ferizajt, lidhur me legjitimitetin e vendimit për ridestinimin e parcelës së varrezave nga fshati Balaj në Fshatin e Vjetër i 18.05.2018.

Sipas MAPL-së, Komuna në këtë rast në aspektin procedural ka vepruar mbi baza ligjore, mirëpo një vendim i tillë po kundërshtohet nga banorët e Fshatit të Vjetër dhe nga subjekti opozitar LDK, shkruan sot Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës në aspektin procedural është në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale. Për zbatimin e këtij vendimi, Komuna e Ferizajt është përgjegjëse të zbatojë LVL-në dhe Rregulloren për transparencë të miratuar më 27.11.2014 nga KK i Ferizajt, përkatësisht nenit 6 dhe 8 të rregullores që ka të bëjë me peticionin e qytetarëve si edhe konsultimet e publikuara para zbatimit të aktit, në mënyrë që të mos cenojë të drejtat e qytetarëve”, thuhet në shkresën e MAPL-së, të cilën e ka siguruar KD-ja.

MAPL-ja më tej ka sqaruar se mbetet në dispozicion të Komunës për çfarëdo sqarimi të mëtejmë në lidhje me këtë vlerësim.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)