Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largohen afro 160 tonelata mbeturina në disa lokacione të Ferizajt

Me një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastërtia” janë larguar 160 tonë mbeturina në disa lokacione.

Gjatë këtij aksioni janë pastruar: “Bashkimi i dy lumenjve” në Nerodime, tek Parku i Lirisë, tek varrezat ortodokse në Ferizaj, tek ujësjellësi në fshatin Pleshinë, tek kompleksi banesor prapa Stacionit të Policisë së Kosovës, si dhe në rruga “Norë Kelmendi”.

Shumë nga këto deponi ilegale të eliminuara nga KRM “Pastërtia” kanë qenë të raportuara nga banorët e zonës përmes platformës ndreqe.com, e të cilat menjëherë janë marrë parasysh nga autoritetet kompetente.