Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hiqen afro 300 tonelata mbeturina në Ferizaj

Tonelata mbeturina po pastrohen çdo ditë në Ferizaj. Sipas Komunës së Ferizajt, një punë e jashtëzakonshme operacionale po bën Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë si dhe kompanitë e mirëmbajtjes për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

I tillë ishte edhe para pak ditësh, aksioni treditor që u ndërmor nga KRM “Pastërtia” dhe Ndërmarrja “Ambienti” për eliminimin e deponisë së mbeturinave kryesisht të ngurta në rrugën magjistrale që lidh fshatin Talinoc me fshatin Sazli, raporton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky aksion treditor, rezultoi me heqjen e afro tonelatave të mbeturinave të amviserisë, mbetje urbane dhe të ngurta. Me makineri të rënda e punë të palodhshme nga punëtorët e KRM “Pastërtia” dhe “Ambienti” u arrit që kjo zonë të pastrohet tërësisht dhe t’i kthehej pamja normale, për dallim nga gjendja e mjerë e tmerrësisht e pakëndshme që ishte pak çaste para pastrimit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili me këtë rast është shprehur se politikat e qeverisjes lokale dhe Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për kujdesin ndaj mjedisit po regjistrojnë rekorde të reja në fushën e mirëmbajtjes, duke e renditur Ferizajn si një nga qendrat me volumin më të lartë të angazhimit në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Komuna e Ferizajt, fton qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet kur hasin në ndotësit e mjedisit me qëllim që këta të fundit të marrin gjobën e merituar dhe kështu të rritet vetëdija qytetare për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit.