Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Pastërtia” në Ferizaj kërkon respektimin e orarit për hedhje mbeturinash

Administrata e Ferizajt në bashkëpunim me ndërmarrjen publike për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” kanë nisur një aksion për pastrimin e disa deponive të mbeturinave pa leje, në qytet dhe në fshatrat: Bibaj, Muhoc dhe Pleshinë.

Ndërkohë në 5 lokacione janë larguar së paku dhjetë tonelata me mbeturina.

Zyrtarët e kompanisë “Pastërtia” kanë kërkuar nga qytetarët ta respektojnë orarin për hedhjen e mbeturinave për çdo ditë në orën 7 të mëngjesit në mënyrë që të mos krijohen deponi nëpër lokacione të ndryshme.

Dukagjin Hetemi, drejtor në këtë kompani, ka thënë se është shumë e rëndësishme që qytetarët ta respektojnë orarin e kompanisë për marrjen e mbeturinave në mënyrë që ata të mos krijojnë deponi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).