Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largohen afro 160 tonelata mbeturina në Nerodime dhe zona tjera të Ferizajt

Ditët e fundit, një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar përgjatë gjithë zonës së quajtur “Bashkimi i dy lumenjve” në Nerodime, te Parku i Lirisë, te Varrezat ortodokse në Ferizaj, tek ujësjellësi në fshatin Pleshinë, te kompleksi banesor prapa Stacionit të Policisë së Kosovës, si dhe në rrugën “Norë Kelmendi” në qytet.

Ekipet e kompanisë rajonale “Pastërtia” kanë larguar afro 160 tonelata mbeturina, të shndërruara në deponi ilegale përgjatë këtyre zonave.

Kështu ka njoftuar sot Zyra për media e komunës së Ferizajt.

“Shumë nga këto deponi ilegale të eliminuara nga KRM “Pastërtia” kanë qenë të raportuara nga banorët e zonës përmes platformës ndreqe.com e të cilat menjëherë janë marr parasysh nga autoritetet kompetente. Komuna e Ferizajt bën apel tek të gjithë qytetarët që të mbrojnë mjedisin si dhe të denoncojnë rastet kur hasin në ndotës të mjedisit”, thuhet në njoftimin për media.