Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me kompaninë “Pastërtia” gjatë kësaj periudhe të vitit kanë pastruar rreth 40 deponi pa leje të mbeturinave në 25 rrugë të ndryshme të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas raporteve të Komunës dhe të kompanisë ”Pastërtia”, sasia e mbeturinave ka një peshë prej mbi 500 tonë.
Drejtori i kësaj kompanie, Dukagjin Hetemi, ka thënë se ekipet e tyre gjatë 24 orëve qëndrojnë nëpër rrugët e qytetit për t’i mbledhur mbeturinat, ndërkohë nëpër rrugët dytësore mbledhja e mbeturinave bëhet një herë brenda ditës në orët e hershme të mëngjesit, prandaj ai ka kërkuar nga qytetarët ta respektojnë orarin e hedhjes së mbeturinave në mënyrë që të mos paraqiten telashe të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pastrohen dhjetëra deponi ilegale dhe inerte në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt dhe GIZ-i gjerman në aksion për pastrimin e mbeturinave
- Për gjashtë muaj pastrohen 30 deponi të mbeturinave pa leje në Ferizaj
-
Hiqen afro 300 tonelata mbeturina në Ferizaj
-
Për afro 2 muaj në Ferizaj largohen 400 tonelata mbeturina