Arbëri

Për gjashtë muaj pastrohen 30 deponi të mbeturinave pa leje në Ferizaj

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt nëpërmjet një konference për media ka shpalosur raportin gjatëmujor, në të cilin janë prezantuar sfidat dhe të arriturat e këtij sektori.

Për gjashtë muaj kjo drejtori së bashku me kompanitë publike në këtë komunë kanë pastruar prej më shumë se 30 deponi të mëdha të mbeturinave, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë krijuar nga qytetarët. Po ashtu gjatë kësaj periudhe si raste emergjente janë riparuar mbi 3.200 metra katrorë të rrugëve me asfalt, shkruan sot Koha Ditore.

Arben Halili, drejtor për Shërbime Publike, ka thënë se në fillim të këtij viti janë përballur edhe me telashe të herëpashershme pas të reshurave të borës, por mbi të gjitha kanë treguar rezultate pozitive karshi qytetarëve. “Kemi bërë mbjelljen e 25 mijë copë luleve dhe 80 drunjve dekorativë në hapësirat e gjelbëruara të qytetit.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)