Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve.
Sipas njoftimit për media, Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Njoftohet se e njëjta kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.
-
Gjobitet kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në Shtërpcë
-
Dy kamionë me targa të huaja gjobiten me 1,000 euro për ndotje të rrugës Ferizaj-Kaçanik
-
Policia apelon për kujdes nga zjarret, paralajmëron ndjeke penale për zjarrvënësit
-
Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, Policia apelon për kujdes
-
Punëtorët në grevë, KRM “Pastërtia” në Ferizaj kontrakton kompani private për pastrim