Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj dy kamionëve transportues me targa të huaja, pas ankesave të qytetarëve.
Kamionët, të angazhuar nga kompani si persona juridikë, janë ndaluar nga policët e trafikut dhe janë ndëshkuar me një mijë euro gjobë për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Sipas Policisë, shoferët e autorizuar kishin për detyrë transportimin e dheut, mirëpo nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve, duke shkaktuar ndotje të rrugës.
“Si pasojë, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik, fshati Komogllavë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, shoferëve u ndalohet hyrja nga rrugët dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa hequr më parë baltën apo materialet e tjera të papastërta nga rrotat e automjeteve.
-
Policia gjobit me nga 1,000 euro kompanitë për ndotjen e rrugëve me baltë në Prishtinë
-
Dy kompani të autobusëve gjobiten pasi s’kishin certifikata të kontrolleve teknike
-
Në 32 auto-parkingje në Ferizaj evidentohen shmangie e tatimit
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë