Dy kompani të autobusëve janë gjobitur në Ferizaj për mungesa të certifikatave të kontrolleve teknike gjashtëmujore.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyja kompanitë janë gjobitur me nga 500 euro.
“Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin certifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor. Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani”, thuhet në njoftim.