Klubi i futbollit Ballkani është gjobitur me 200 mijë euro nga Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s për shkak të borxheve të papaguara.
Përveç gjobës financiare, Ballkani rrezikon paraqitjen në Evropë për dy edicionet e ardhshme.
“Përjashtimi pezullohet për një periudhë prove prej dy sezonesh dhe do të zbatohet vetëm nëse klubet kanë pagesa të vonuara në sezonet 2026/27 dhe 2027/28”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.
Në mesin e ekipeve që janë gjobitur nga UEFA, janë edhe Cluji i Rumanisë, Buduçnosti i Malit të Zi, Ordabasy Shymkent i Kazakistanit, Sarajevo i Bosnjë-Hercegovinës dhe Athletic Club i Spanjës.