Policia në Ferizaj ka bërë apel për kujdes ndaj zjarreve dhe ka paralajmëruar ndjeke penale ndaj kujtdo që qëllimshëm apo nga pakujdesia shkakton zjarre.
“Policia do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që, me qëllim apo nga neglizhenca, shkakton zjarrvënie. Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të pakujdesisë do të ndiqen penalisht”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit aktualisht, në rajonin e Ferizajt nuk ka asnjë vatër aktive apo lokalitet të përfshirë nga zjarret.
“Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme”, thuhet në njoftim.
Gjatë javës së kaluar sipas Policisë janë raportuar disa incidente zjarresh në këtë rajon, duke përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtërpcën, Shtimen dhe Hanin e Elezit.
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Përfshihet nga zjarri një depo në Ferizaj, zjarrfikës nga disa komuna asistojnë në lokalizim
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Për një javë në rajonin e Ferizajt u shkaktuan 99 aksidente trafiku, u shqiptuan 1750 gjoba
-
Arrestohen katër persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste të proceduara