KRU Prishtina ka njoftuar se Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja “Kalabria” në Prishtinë dhe Obiliqi do të kenë reduktime të ujit duke filluar nga sonte në ora 19:00 deri të mërkurën në ora 5 të mëngjesit.
Po ashtu KRU Prishtina ka bërë të ditur se çrregullime me furnizim me ujë do të ketë edhe Drenasi, si pasojë e pamundësisë që Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj e Drenas, të trajtojë maksimalisht ujin për pije.
KRU ka thënë se si pasojë e reshjeve atmosferike ka pasur ngritje të trubullirës së ujit në kanalin e Ibrit.
KRU Prishtina ka bërë të ditur se situata do të vazhdojë deri në përmirësimin e trubullirës në kanal.
“Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Mbeteni të njoftuar!” – thuhet nga KRU Prishtina.
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji
-
Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë
-
KRU “Prishtina” njofton se në këtë orar do të ketë sot ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq
-
Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës