Kryeministri Albin Kurti tek ka falënderuar Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, për mbështetjen britanike për Kosovë, ka theksuar bashkëpunimin e institucioneve ndërshtetërore, ndërsa ka veçuar atë mes institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar pritën Lammyn të martën në darkë. Bashkë me Lammyn ishte edhe e dërguara e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
“Kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e falënderoi Sekretarin e Shtetit dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.
Kurti në takim bëhet e ditur se ka folur për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, investimet në mbrojtje dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian e Këshill të Evropës.
Në takim, kryeministri Kurti e Lammy kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon e gjepolitike në Evropë.
Edhe
Kurti takon Starmerin, siguria e mbrojtja ndër çështjet e diskutuara
“Kryeministri Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”, përfundon komunikata.
Lammy gjatë ditës së mërkurë do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
-
Kurti në Londër: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri
-
Kurti: Mbretërisë së Bashkuar i ofruam bashkëpunim për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit
-
Kurti e njofton sekretaren britanike për kërcënimet nga Serbia
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim