Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin me sekretarin e shtetit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, u ka ofruar bashkëpunimin e Kosovës për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ky vend.
Ai ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për synimet e Kosovës lidhur me anëtarësimin në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, i urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.