Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë vendin në Samitin e Procesit të Berlinit.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti në kuadër të Samitit do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh.
Vitin e kaluar ky samit u mbajt në Londër, ku edhe aty Kosovën e përfaqësoi Kurti si kryeministër në detyrë. Në adresimin e tij ai deklaroi se ka kërkuar ndihmën e Britanisë së Madhe për anëtarësim në Aleancën Veri-atlantike, NATO.
Gjithashtu Kurti, kishte deklaruar se Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm.
Procesi i Berlinit, i nisur nga qeveria gjermane, synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të përshpejtojë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Edhe
Kurti niset drejt Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë
Procesi nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.
Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.