Kryeministri Albin Kurti ua ka përsëritur disa senatorëve amerikanë kërkesat që ka Kosova në raport me Serbinë.
Ai ka thënë se Serbia duhet ta dorëzojë kryeterroristin Milan Radoiçiq që të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë; që Serbia ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazike; si dhe që të tërhiqet letra e ish-kryeministres Ana Bërnabiq me të cilën thoshte se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës.
Këto qëndrime ai i ka shprehur në një takim që ka pasur në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-së si aleati kryesor i Kosovës.
“Progresi i Kosovës në aspektin demokratik dhe atë ekonomik u theksua përgjatë takimit. Kryeministri foli edhe rreth orientimit euro-atlantik dhe objektivit e angazhimit tonë të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Këto tri pika, Kurti ia pati theksuar edhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në mes të janarit, kur ai vizitoi Kosovën.
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti kërkon presion mbi Serbinë për nënshkrimin e Marrëveshjes dhe dorëzimin e Radoiçiqit
-
Kurti thotë se për të vazhduar dialogu, Serbia së pari duhet ta dorëzojë Radoiçiqin
-
Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit
-
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës