Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova me Serbinë ka një marrëveshje, e jo vetëm dialog.
Ai ka thënë se me Serbinë ka marrëveshjen që është dakorduar në Bruksel në shkurt të vitit 2023 dhe aneksin e dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023.
“Duhet t’i zbatojmë këto marrëveshje. Jam i gatshëm për këto. Ne na duhet normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve. Por, në të njëjtën kohë kërkojmë që sa ma parë Beogradi ta dorëzojë kryekriminelin dhe terroristin Milan Radoiçiq, që sa i përket pikëpamjes sonë ai është në arrati. Sa i përket Beogradit është bërë njëfarë truproje e presidentit të Serbisë. Ai nuk është vetëm. Është bashkë me 44 paramilitarë tjerë që e kanë vrarë policin kosovar Afrim Bunjaku”, tha Kurti në konferencë për media.
Ai ka thënë se Radoiçiq dhe të tjerët duhet t’i dorëzohen sa më parë organeve të Kosovës.
“Të dorëzojnë Radoiçiqin e ta zbatojmë marrëveshjen. Mendoj se s’do të vijë deri te kjo shpejt, pasi Serbia për fat të keq po bëhet si Bjellorusi e dytë”, tha Kurti.
Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje i është konfirmuar se nuk...-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Kurti ua përsërit senatorëve amerikanë tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë
-
Kurti thotë se për të vazhduar dialogu, Serbia së pari duhet ta dorëzojë Radoiçiqin
-
Kurti-Wadephulit: Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e Kosovës
-
Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt