Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se besojnë që rritja e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, është reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe 2025”, nikoqire e të cilit është edhe Kosova.
“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vet Serbia a po ia ka kërkuar Rusia”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.
Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim, duke thënë se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur në territorin e saj organizime komplekse.
“Defender Europe 2025”, konsiderohet si stërvitja më e madhe shumëkombëshe që është zhvilluar ndonjëherë në territorin e vendit.
Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë po marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.
Pjesë e këtij ushtrimi është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që bashkëpunon me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në aktivitete që simulojnë operacione mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit.
-
Kurti: Rritja e pranisë së Ushtrisë së Serbisë në kufi, reaksion ndaj “Defender Europe 25”
-
Kurti për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit: Duan ta cenojnë integritetin territorial
-
Osmani e Kurti thonë se FSK-ja është e gatshme dhe e dobishme për NATO-n
-
Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO
-
Kurti për “Defender Europe 25”: Kosova po dëshmon se është e aftë të mikpresë dhe organizojë ushtrime komplekse