---
description: Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se besojnë që rritja e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, është reaksion nd
title: "Kurti: Rritja e pranisë së forcave serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”"
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/29/172234cf-1397-499f-b9d4-3d11ba995759.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti: Rritja e pranisë së forcave serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”

![Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/172234cf-1397-499f-b9d4-3d11ba995759.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 29 maj 2025 09:52
- Shpërndaje në:

- 29 maj 2025 09:52
- Shpërndaje në:

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se besojnë që rritja e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, është reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe 2025”, nikoqire e të cilit është edhe Kosova. 

“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj Defender Europe 2025. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vet Serbia a po ia ka kërkuar Rusia”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë. 

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim, duke thënë se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se janë të afta për të mirëpritur në territorin e saj organizime komplekse.  

“Defender Europe 2025”, konsiderohet si stërvitja më e madhe shumëkombëshe që është zhvilluar ndonjëherë në territorin e vendit.

Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë po marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Pjesë e këtij ushtrimi është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që bashkëpunon me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në aktivitete që simulojnë operacione mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit.

[#qeveria e kosoves](https://www.koha.net/tag/qeveria-e-kosoves) [#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#defender europe 2025](https://www.koha.net/tag/defender-europe-2025)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti: Rritja e pranisë së Ushtrisë së Serbisë në kufi, reaksion ndaj “Defender Europe 25”](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/655b247c-98e5-443e-88d3-19c968b2c5f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 29 maj 2025 Kurti: Rritja e pranisë së Ushtrisë së Serbisë në kufi, reaksion ndaj “Defender Europe 25”](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-rritja-e-pranise-se-ushtrise-se-serbise-ne-kufi-reaksion-ndaj-defender-europe-25)
- [![Kurti për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit: Duan ta cenojnë integritetin territorial](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/8baef4e0-8637-4f51-8e2f-e27f11084064.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 mar 2026 Kurti për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit: Duan ta cenojnë integritetin territorial](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-stervitjet-serbe-prane-kufirit-duan-ta-cenojne-integritetin-territorial)
- [![Osmani e Kurti thonë se FSK-ja është e gatshme dhe e dobishme për NATO-n](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/d51e13d6-e1d2-4f5f-b31c-5b5975fb05a8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 3 qer 2025 Osmani e Kurti thonë se FSK-ja është e gatshme dhe e dobishme për NATO-n](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/osmani-e-kurti-thone-se-fsk-ja-eshte-e-gatshme-dhe-e-dobishme-per-nato-n)
- [![Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/068ff8c6-5c98-4e8a-a0f7-13a78bb41876.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 qer 2025 Osmani e Kurti: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO](https://www.koha.net/arberi/osmani-e-kurti-defender-europe-deshmi-se-kosova-eshte-e-gatshme-te-anetaresohet-ne-nato)
- [![Kurti për “Defender Europe 25”: Kosova po dëshmon se është e aftë të mikpresë dhe organizojë ushtrime komplekse](https://resources.koha.net/images/2025/May/26/e51edfbc-8c76-493d-8528-b5ca76dc155d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 maj 2025 Kurti për “Defender Europe 25”: Kosova po dëshmon se është e aftë të mikpresë dhe organizojë ushtrime komplekse](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-defender-europe-25-kosova-po-deshmon-se-eshte-e-afte-te-mikprese-dhe-organizoje-ushtrime-komplekse)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti: Rritja e pranisë së forcave serbe pranë kufirit, reaksion ndaj “Defender Europe 2025”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-rritja-e-pranise-se-forcave-serbe-prane-kufirit-reaksion-ndaj-defender-europe-2025","datePublished":"2025-05-29T09:52:34+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:15:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":226,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se besojnë që rritja e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, është reaksion nd","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-rritja-e-pranise-se-forcave-serbe-prane-kufirit-reaksion-ndaj-defender-europe-2025","keywords":"qeveria e kosoves, Albin Kurti, defender europe 2025","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/29/172234cf-1397-499f-b9d4-3d11ba995759.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
