Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për “Interaktiv” në KTV ka komentuar edhe raportin e WorldAtlas, i cili e vendos Kosovën pas Moldavisë si vendin më të varfër në Evropë.
Kurti ka thënë se s’mund të mohohet përparimi në ekonomi në 5 vjetët e qeverisjes së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“S’kemi qenë veç më të varfrit, por ishim shumë të varfër. Tash jemi shumë më pak të varfër, e megjithatë jemi ndër më të varfrit. Ky është realiteti. Por, nëse shikoni përparimet e këtyre viteve, padyshim të arriturat janë të pamohueshme”, tha Kurti.
Ai ka thënë po ashtu se është ndalur korrupsioni në vend.
“Kur s’ka ryshfet në fillim e as haraç në fund, atëherë lulëzojnë bizneset. Asnjë darkë e drekë s’bëjë me biznesmenët, por i ndihmoj të gjithë bashkë”, tha Kurti.
Ai ka thënë se më nuk ka protesta në Kosovë.