Sipas të dhënave të paraqitura nga platforma WorldAtlas, të cilat thotë se i ka marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.
Lidhur më këtë ka folur ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, duke thënë se në qeverisjet e kaluara Kosova ka qenë e fundit, duke shtuar se Kosova tash ka shënuar ngritje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova ka qenë e fundit kur ne kemi marrë qeverisjen dhe tash kemi ngritje më lartë në atë tabelën e rangimit. Në fakt nëse shihet viteve të kaluara, pra deri në vitin 2019 diferenca e Kosovës me vendet e tjera ka shku duke u rrit, pra vendet tjera i kanë ik Kosovës, kurse tash lëre që e kemi ngushtu diferencën por edhe e kemi kalu një shtet dhe presim që shumë shpejtë ky trend të vazhdojë dhe nëse vazhdon ky trend dhe qeverisja e mirë t’i kalojmë edhe shtetet e tjera”, ka thënë Murati.
Sipas tij, Kosova ka përparim në raport me shtetet e tjera.
“FMN-ja aty ka raportuar të ardhurat për kokë banori të bazuar në fuqinë blerëse. Unë nuk po bëj vlerësime, unë vetëm e thash që nëse shikohet trendi, pyetja do të mund të ishte shtruar pak më ndryshe sepse trendi tregon që Kosova ka përparim në raport me shtetet e tjera, pra kemi qenë në vendin e fundit gjatë qeverisjeve të kaluara, tash po kemi kaluar Moldavinë dhe presim t’i kalojmë edhe shtetet tjera nëse vazhdohet ky trend”, ka deklaruar Murati.
Sipas publikimit të World Atlas lista e vitit 2025 pasqyron dy ndryshime të mëdha krahasuar me renditjet e mëparshme: Rënia ekonomike e Ukrainës pas pushtimit të plotë nga Rusia në vitin 2022, gjë që e ka futur atë ndër tre vendet më të varfra dhe Kosova renditen gjithashtu ndër më të varfrat në kontinent.
Megjithatë edhe në këtë matje, Ukraina renditet pas Kosovës.
Shqipëria renditet në vendin e pestë për nga varfëria në Evropë, ndërsa Serbia e teta.
Sipas WorldAtlas renditja më poshtë përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (publikimi i tetorit 2025, me vlerësime për vitin 2025) dhe mat GDP-në për person sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), të shprehur në dollarë.
10 vendet më të varfëra në Evropë: Moldavia — rreth 19,700 dollarë, Kosova — rreth 20,400 $, Ukraina — rreth 21,000 $, Bosnja dhe Hercegovina — rreth 22,800 $, Maqedonia e Veriut — rreth 24,300 $, Bjellorusia — rreth 25,500 $, Shqipëria — rreth 25,600 $, Serbia — rreth 28,500 $, Mali i Zi — rreth 31,000 $ dhe Bullgaria — rreth 36,000 $.
Në përshkrimin për Kosovën thuhet që ka ekonomi të vogël dhe të orientuar kryesisht nga sektori i shërbimeve, ku ndërtimtaria, tregtia dhe remitencat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik.
Remitencat nga diaspora kosovare janë të përqendruara kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri, e që arrijnë rreth 15% të GDP-së, një nga nivelet më të larta në botë.
Rritja reale ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë pesë vjetëve të fundit, por papunësia e të rinjve mbetet afër 30%, ndërsa një e treta e të rinjve nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim.
Njohja e kufizuar ndërkombëtare e Kosovës (rreth 100 shtete anëtare të OKB-së e njohin; ndërsa Rusia, Kina, India, Spanja dhe Greqia nuk e njohin) kufizon qasjen në institucione ndërkombëtare dhe ngadalëson investimet e huaja.