Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se beson se zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit do të jenë të fundit në Kosovë për këtë vit. 

Kurti në një intervistë për “Interaktiv” në KTV ka thënë se zgjedhjet s’kanë qenë të nevojshme. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund ta dimë me sigurt, por besoj se po. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Paradoksalisht ka konsensus që të gjithë pajtohen se s’kanë qenë të nevojshme”, ka thënë Kurti. 

Ai ka thënë se zgjedhjet kushtojnë mbi 10 milionë euro dhe rrezikohen dhjetëra miliona tjerë. 

“Jemi ku jemi pasi tashmë kemi entitet të konsoliduar politik, që është blloku opozitar përkundër qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe po përdor aspekte të ndryshme kushtetuese, procedurale vetëm për të mos ecur para me shpejtësinë e duhur”, tha Kurti.  

Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat nacionale që nga shkurti i vitit të kaluar. Vendi shkoi te zgjedhjet e 7 qershorit, pasi deputetët dështuan ta zgjedhin presidentin. 

Kurti ka thënë se takimet që ka pasur me liderë të opozitës ishin fillim i mbarë dhe kalonin në atmosferë konstruktive, por thotë se propozime për presidentin jepte vetëm ai. 

“Partitë opozitare të këtij blloku ndryshuan sjellje e pamje, por jo qëndrime. Pasi nuk gjetëm figurë konsesuale provova të bashkëqeverisi, siç kisha propozuar në vitin 2025”, ka thënë Kurti. 

Ai ka thënë se kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. 

“I kanë 15 deputetë e ne 66. Ishte dyfishi që ka partia Guxo në qeverisje që ka garuar në listë me mua”, ka thënë Kurti. 

Ai ka thënë se nuk ka qenë problemi propozimet e ndryshme që bënte, por problem ishte dendësia e refuzimeve të propozimeve nga partitë opozitare. 

 



 

Kurti: Mandatin e ardhshëm do ta formojmë xhandarmërinë

1 muaj më parë / 18 maj 2026 22:06
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në plan e kanë që nëse e marrin mandatin e ardhshëm 4-vjeçar ta formojnë edhe xhandarmërinë. 

“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm. Xhandarmëria do të kujdeset për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonat kufitare kryesisht. Do ta luftojë terrorizmin...Xhandarmëria është diçka mes policisë e ushtrisë. E dini Italia i ka karabinierët e Franca i ka xhandarët. Ne do ta kemi xhandarmërinë tonë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Sa i përket vendosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, Kurti ka thënë se do t’i vijë dita kësaj, por në bashkëpunim me NATO-n.
 

Kurti: Duhet kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj

1 muaj më parë / 18 maj 2026 21:49
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës i duhet një kryeprokuror i ri. Ai ka akuzuar kryeprokurorin Blerim Isufaj se është fajtor për gjendjen në prokurori. 

“Duhet një kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj. Unë po them kush s’duhet të jetë. A e kuptoni në çfarë gjendje jemi për shkak të një personi. Sa i përket prokurorisë shumica e problemeve kanë emër të përveçëm e që është Blerim Isufaj. Duke qenë që unë nuk jam Luigji XIV atëherë Kuvendi duhet ta bëjë reformimin me proces të Vettingut dhe Byrosë së Pasurisë së Pajustifikueshme. Luigji XIV e ka sjellë këtë kryeprokuror dhe po akuzohem unë”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 
 

Kurti për shtesat për lehonat dhe fëmijët: Skemë tjetër do të ishte më e drejtë, por është zgjidhje optimale

1 muaj më parë / 18 maj 2026 21:43
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për shtesat për lehonat dhe fëmijët. 

I pyetur në intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, pse nuk është bërë kategorizim në mënyrë që ata që kanë nevojë më tepër për shtesa të marrin më tepër, Kurti ka thënë se për këtë duhet fillimisht një administratë publike e reformuar. 

“Një skemë tjetër do të ishte më e drejtë. Mes asaj të bëjmë këtë skemë të thjeshtë që ka disa padrejtësi, e padrejtësisë gjigante që asnjë cent të mos i jepet nënave lehona e fëmijëve për 20 vjet, ne natyrisht kemi vendosur për të parën. Është zgjidhje optimale, jo ideale”, tha Kurti. 
 

Kurti për raportin e WorldAtlas: Ishim shumë të varfër, tash jemi më pak të varfër

1 muaj më parë / 18 maj 2026 21:31
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për “Interaktiv” në KTV ka komentuar edhe raportin e WorldAtlas, i cili e vendos Kosovën pas Moldavisë si vendin më të varfër në Evropë. 

Kurti ka thënë se s’mund të mohohet përparimi në ekonomi në 5 vjetët e qeverisjes së tij. 

“S’kemi qenë veç më të varfrit, por ishim shumë të varfër. Tash jemi shumë më pak të varfër, e megjithatë jemi ndër më të varfrit. Ky është realiteti. Por, nëse shikoni përparimet e këtyre viteve, padyshim të arriturat janë të pamohueshme”, tha Kurti. 

Ai ka thënë po ashtu se është ndalur korrupsioni në vend. 

“Kur s’ka ryshfet në fillim e as haraç në fund, atëherë lulëzojnë bizneset. Asnjë darkë e drekë s’bëjë me biznesmenët, por i ndihmoj të gjithë bashkë”, tha Kurti. 

Ai ka thënë se më nuk ka protesta në Kosovë. 
 

Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë

1 muaj më parë / 18 maj 2026 21:18
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se s’do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, pa u dorëzuar kryeterroristi Milan Radoiçiq fillimisht. Po ashtu ka thënë se duhet të tërhiqet letra e ish-kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiq, që ia kishte dërguar Bashkimit Evropian. 

“Ka pasur informacion ndoshta ajo (Marta Kos) që qëndrimi i Beogradit do të ndryshojë, por Beogradi natyrisht duhet ta dorëzojë Milan Radoiçiqin bashkë me ata 44 kryekriminelët paraushtarakë të tjerë të cilët e vranë rreshterin, heroin tonë, Afrim Bunjakun dhe pastaj vazhduan edhe me sulme të ngjashme siç ishte hedhja e Kanalit Ibër-Lepenc në ajër. E para ndodhi në shtator 2023, e dyta në nëntor 2024. Duhet të dorëzohet Radoiçiqi, duhet të tërhiqet letra e Ana Bërnabiqit që ka qenë kryeministre asokohe ku thotë që nuk respektohet integriteti territorial i Kosovës nga ana e Serbisë. Dy vjet e gjysmë nuk ka ndodhë takim në Bruksel në kuadër të dialogut. Edhe pas 7 qershorit duhet të plotësohen këto kushte si masa të mirëbesimit”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka vizituar të premten Kosovën dhe në takimi me përfaqësuesit më të lartë shtetërorë ka marrë mesazhin për trajtim meritor të Kosovës në procesin e eurointegrimit.

Në një konferencë për media, pas takimit me kryeminsitrin në detyrë Albin Kurti, Kos e ka lidhur rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, me suksesin që shteti mund të ketë në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e reformave. Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për stabilitet institucional.

Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike

1 muaj më parë / 18 maj 2026 21:00
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani do pushtet dhe ka ambicie politike.

“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka ritheksuar se për Osmanin nuk kanë votë për presidente. 

Ka thënë se presidenti duhet të jetë jashtë skenës aktuale politike. 

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit "se po kërkohet qira për Bondsteelin". 

“Bondsteel nuk i ka borxh askujt sepse pronat private që i ka marrë në shfrytëzim tashmë paguan qira. Për shëndetin e demokracisë sonë dhe pak për forcimin e opozitës është e rëndësishme që të mos shkojnë në Amerikë, ta marrin Amerikën e ta sulmojnë kryeministrin e Kosovës. Po duket që po, po e bën edhe Osmani. Blloku opozitar e ka metodë të punës tërësisht të gabueshme që ta marrë Amerikën që ta godet Albin Kurtin. A aq i fortë jam unë sa ta marrin Amerikën për të më goditur mua që të ma lënë pak shenjë? Kjo është shumë irracionale”, tha Kurti. 

Ai ka folur edhe lidhur me deklaratën e Osmanit pak ditë më parë gjatë një tubimi në Prishtinë, se Kurti kishte mbajtur takim disaorësh në një dhomë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin e atëhershëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e për të cilin nuk e ka njoftuar publikun.

“Unë me presidentin e Serbisë nuk jam takuar asnjëherë në dhomë veçmas e asnjëherë nuk jemi takuar edhe vetëm me emisarin Lajçak. Ka gjithmonë njerëz rrotull që mbajnë shënime. Nuk ka takime që i zhvillojmë e nuk i dimë më pastaj se çka u tha aty e çka s’u tha edhe Brukseli edhe Washingtoni sepse BE-ja dhe SHBA-ja nuk i besojnë emisar Lajçak më shumë sesa vetëvetes. Kam raportuar disa herë për dialogun në Bruksel për marrveshjen bazike, për aneksin e zbatimit dhe nuk ka pyetje të krerëve opozitarë për të cilat nuk jam përgjigjur. Nuk ka pyetje që në takimet që i kam pasur me Osmanin dhe nuk iu jam përgjigjur”.

Sa i përket opozitës, Kurti ka thënë se nuk ka kryeministër që e ka respektuar opozitën më tepër. 

"Mua më ndjeknin me polici kur isha në opozitë. Ma thejshin banesën çdo vit", tha Kurti. 


 

Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar

1 muaj më parë / 18 maj 2026 20:53
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar sulmin që ndodhi në Skenderaj disa ditë më parë, ku u akuzua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për sulm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistit Bahri Zabeli. Kurti ka thënë se edhe në fushatën e zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, Lushtaku me veturë zyrtare ka tentuar të bëjë aksident komunikacioni me eskortën zyrtare të tij.

Kurti në emisionin "Interaktiv" në KTV, tha se Lushtaku me këtë ka dashur ta pamundësojë tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

“Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se se ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se Mehani është “djalë trim që qarkullon lirshëm në Skenderaj pavarësisht se ka kërcënime”. 

“Tash kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e komunës dhe me disa komunarë të tjerë ata e kanë sulmuar fizikisht. Ka dëshmitarë për këtë gjë dhe incizime për këtë. Tash do të shohim sa do të dënohen për këtë gjë”, ka thënë Kurti. 

Sa i përket kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka thënë se ka pritje të mëdha, por ka mbetur i zhgënjyer. 

“Më kryetar besoj se ishte Memli Krasniqi se që është Bedri Hamza”, tha Kurti. 


 

Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikush që do pushtet e ka ambicie politike

1 muaj më parë / 18 maj 2026 20:45
Albin Kurti

Photo: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ka thënë se për president nuk duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet e ka ambicie politike. 

“Unë nuk mendoj që president duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet, i cili ka ambicie politike, që ka librezë partie, që merr pjesë në politikë ditore. Kushtetushmëria jonë është e tillë. Kjo është bindja ime e fuqishme për të ardhmen tonë përpara”, tha Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se në vitin 2021 ishte situata ndryshe. 

“Ishte situatë e jashtëzakonshme atëherë”, ka thënë Kurti, duke përshkruar mënyrën se si u rrëzua qeveria e tij në mes të pandemisë COVID-19. 
 


Kurti për Murat Jasharin: Ishim në ndërtim të konsensusit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për bisedën e tij te Kulla e Jasharëve. 
Ai ka thënë se bisedimet nuk ishin aq formale dhe ishin në bisedime e sipër. 

“Propozimin e tha në mëngjes, nënkryetari i parë i Vetëvendosjes, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca. Kur është pyetur nga gazetari, as ulur nuk ishin, ai thotë se ishte nder për ne emri i Murat Jasharit...Ishim në ndërtim të konsensusit...Por, ashtu siç i bënë pritë me kamerë e mikrofon Glaukut, shumëfishë më keq ia bënë profesorit të fakultetit juridik Murat Jashari. E tash, si të themi u thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Murat Jashari kishte thënë për “Vox Kosova” se refuzon të kandidohet për president. 


 

Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

1 muaj më parë / 18 maj 2026 20:37
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pretendojnë që në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, t’i fitojnë 60% të mbështetjes së qytetarëve.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se bazuar në ngritjen e rezultateve, kanë synim ta arrijnë këtë rezultat. Ai është shprehur se opozita ka nevojë për një humbje të re.

“Nëse nuk iu doli boll 51.1% ndoshta iu del boll 60%. Ky është synimi jonë. Ne dëshirojmë të fitojmë gjithnjë e më shumë. Unë nuk kam nevojë për një fitore të re, por, duket se opozita ka nevoje për një humbje të re”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka komentuar edhe 63 votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Feride Rushitin si kandidate për presidente. 

Kurti po ashtu ka thënë se opozita se kupton peshën e institucioneve. 

“Këta po mendojnë se unë jam shteti. Nuk jam shteti. Jam vetëm kryeministër, e atë kryeministër në detyrë. S’jam Luigji i XIV”, ka thënë Kurti.