Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Prizren pas përurimit të çerdhes së re në Prizren, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka vizituar edhe Parkun e Biznesit.
Kurti tha se në këtë park po bëhen punimet për hapjen e zonës ekonomike, me gjithsejtë 82 hektarë, prej të cilëve gjysma përafërsisht e kanë të përfunduar infrastrukturën.
“Tashmë kanë aplikuar 20 biznese dhe prioritet do të kenë bizneset, ndërmarrjet prodhuese, me ç ‘rast edhe do të ndalohet tjetërsimi e dëmtimi i sipërfaqeve, të cilat janë të përshtatshme për bujqësi”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se në këtë park do të ketë edhe industri të përziera, por gjithnjë pa ndotje.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Mbi 30 milionë euro investime për 14 parqe industriale në Kosovë
-
Kurti viziton Kalanë gjysmë të mbyllur, premton investime në rezervuarin e ujit
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
Qeveria në detyrë shpronëson disa prona, Kurti: Po bëhet për investime e projekte në komunat e Kosovës