Kryeministri Albin Kurti ka bërë nderime para lapidarit të vendosur në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës.
Ky nderim u krye në përvjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi, që ishte vrarë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai ishte vrarë gjatë aksionit për t'i marrë nën kontroll pikat kufitare.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar që ndodhem sot këtu mes jush, për të shënuar së bashku ditën që përkujton 22 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. Këta 22 zyrtarë tanë policorë u përjetësuan në historinë e vendit tonë duke dhënë jetën në operacione kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione për shtrirjen e rendit dhe sovranitetit, në ndërhyrje ndaj dhunës në familje, e në patrullime të rregullta. E sot, teksa kujtojmë të gjithë ata, bëhen 12 vjet nga vrasja e Enver Zymerit nga strukturat kriminale. Kampi ku jemi mbledhur këtu, ka qenë dalja e fundit e Enver Zymerit drejt operacionit për shtrirje të sovranitetit dhe ligjshmërisë në dy pikat kufitare me Serbinë”, ka deklaruar Kurti.
Gjatë ditës, nderime ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka deklaruar se presidentja ka thënë se policët e Kosovës duhet të vlerësohen e mbështeten maksimalisht.
“Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë, prandaj ata duhet jo vetëm të respektohen por edhe të vlerësohen e mbështeten maksimalisht për punën dhe sakrificën e tyre”, ka shkruar tutje ajo.
{gallery}