Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po bëhet partnere e denjë që të konsolidohet mes aleancave me SHBA-në dhe NATO-n.
“Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t'u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar për takimet e gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vizitë në SHBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror.
“Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate”, njoftoi Kurti.
-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Kurti takon Whitakerin: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan
-
Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë
-
Kurti në takim me drejtoreshën e NATO-s: Kosova e vendosur për integrim