Kryeministri Albin Kurti dhe Ndimëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje të samitit të Procesit të Berlinit të hënën.
Në vizitën e parë zyrtare të Kasanofit në këtë post, në Kosovë, është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë.
“Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje është theksuar edhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi i dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.
-
Kurti ua përsërit senatorëve amerikanë tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Kurti thekson domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit