Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka diskutuar me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies, për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për mundësitë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Kurti është takuar edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan dhe atë të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anushiq.
-
Kurti: Marrëveshjet e nënshkruara forcojnë marrëdhëniet me Francën
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik