Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend

Albin Kurti - Lumir Abdixhiku

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për konstituimin e institucioneve shtetërore.

Lajmin për KOHËN e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.

Lideri i Vetëvendosjes ka ftuar për takim liderët e partive politike. Derisa Abdixhiku i është përgjigjur pozitivisht, ftesën për takim e kanë refuzuar Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës. 
 

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja i përgjigjet pozitivisht, PDK-ja e AAK-ja e refuzojnë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për takime ndaras liderët e partive politike,...