Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Albin Kurti - Lumir Abdixhiku

Foto: Driton Paçarada

Ka përfunduar sërish pa marrëveshje takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. 

Kurti e Abdixhiku janë takuar pas mbledhjes që pati Grupi Parlamentar i LDK-së. 

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit e Abdixhikut brenda dy ditëve. 

Edhe takimi treorësh i të martës nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve.

Edhe Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim me Kurtin Arbëri Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim me Kurtin

Megjithatë, të dy udhëheqësit kanë lënë të hapur mundësinë e diskutimit për të ardhmen. Kurti ka thënë se ka interesim për bashkëpunim me LDK-në “për progres të përshpejtuar”, ndërsa Abdixhiku u shpreh se LDK-ja synon “balancë institucionale” ku një parti nuk i mban të gjitha postet.

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet nesër në orën 10:00.