Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të mërkurën kanë nisur sanimet e defekteve dhe rehabilitimi i gropave në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, këto intervenime kanë nisur në fshatrat Miradi e Epërme dhe Henc, si dhe në disa rrugë të Prishtinës. Intervenimet po bëhen në pjesët ku KRU Prishtina ka ndërhyrë në lidhje me ujësjellësin.
“Sot intervenohet në sanimin e defekteve dhe rehabilitimin e gropave në këto zona: fshati Miradi e Epërme, fshati Henc, rruga ‘Jusuf Gërvalla’, rruga ‘Butrinti’, rruga ‘Rifat Krasniqi’, rruga ‘Sheshi i Arbërit’, rruga ‘Asllan Pireva’, rruga ‘Kasem Shala’, rruga ‘Muharrem Fejza’, rruga ‘Shefki Desivojca’ , rruga ‘Hyzri Talla’, rruga ‘Besnik Bajrami’ dhe rehabilitimi i gropës në rrugën ‘Robert Doll’”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Intervenime nëpër rrugët e Prishtinës ka pasur edhe gjatë së martës, e që në disa vende të mërkurën vetëm se kanë vazhduar sanimet.
-
Rikthehet furnizimi me ujë në rrugën “Tirana” në Prishtinë
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”