Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti “me emblemën e rreme të shpresës në ballë, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve”.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga keqpërdorimi i qindra miliona eurove në energji, sot është duke vjedhur edhe produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore.
“Afera e fundit - afera e grurit - është vulë e mentalitetit qeverisës të këtij pushteti të përqendruar në korrupsion e keqpërdorim. Nuk ka ku shkon më poshtë se kaq. Apo ka? Në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve, kjo Qeveri u koordinua edhe me një kriminel si Radojçiqi. Kundër shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve, kjo Qeveri i tensionoi raportet me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kjo tufë keqbërësish i solli edhe sanksione Kosovës, ndërsa politikat e tyre të çoroditura po e shpopullojnë vendin anembanë - vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit gati 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendlindjen në kërkim të perspektivës diku në shtetet perëndimore”, ka thënë ai.
Sipas tij, derisa aferat dhe skandalet korruptive po shumëfishohen, tri nga elementet bazë që e përbëjnë shtetin e së drejtës sot po i mungojnë Kosovës: transparenca, llogaridhënia, drejtësia.
Por sipas tij, që të tria këto do t'i kërkojnë e do t'i realizojnë, deshën apo s'deshën pushtetarët e sotëm.
“Kjo Qeveri nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Kjo Qeveri nuk i mbron më interesat e shtetit. Zgjedhjet e reja dhe rikthimi i mandatit tek qytetarët janë e vetmja zgjidhje përpara. Sa më parë, aq më mirë - edhe për shtetin edhe për qytetarët”, ka thënë ai.
-
Krasniqi: Po injorohen kërkesat e qytetarëve, Qeveria po ofron skandale e regres
-
Krasniqi: Ato që u thënë në mbledhjen e qeverisë do të bëhen më mirë e më shpejt me një qeveri pa Kurtin
-
Krasniqi: As Kurti e as kushdo tjetër s’i ka numrat për qeveri, do të kemi zgjedhje
-
Krasniqi pas paralajmërimit të KESCO-s: Pasojë e qartë e dështimit të Qeverisë Kurti
-
Krasniqi pas publikimit të Raportit të BE-së për Kosovën: Shqetësues e alarmues