Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën do të nisë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KOHËN se dërgimi do të nisë nga ora 10:45 përmes operatorit ekonomik.
“Ju njoftoj se gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Dita: E diel, 14 dhjetor 2025 Ora: 10:45 Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë ai.
Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.
Votimi përmes postës ishte planifikuar të niste të premten. Por pati vonesa. Është shprehur drojë se kjo vonesë mund ta pamundësojë votimin e një pjese të bashkatdhetarëve të regjistruar për votim.
Tek më 12 dhjetor është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve në Slloveni, të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës.
LEXO EDHE: