Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar pjesëmarrjen e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Në mbledhjen e së mërkurës të KQZ-së, është votuar me 10 vota për certifikimin e kësaj partie.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka thënë se kjo parti ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.
“Subjekti politik nisma socialdemokrate i ka përmbushur kriteret për certifikim duke e dorëzuar listën e nënshkrimeve të mbështetësve deh ka paguar taksën e certifikimit. Nuk ka gjoba të papaguara, të shqiptuara nga PZAP e KQZ”, është shprehur Buzhala.
Një ditë më parë KQZ-ja mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe.
-
KQZ-ja sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve, pastaj 30 ditë kohë për seancën konstituive
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
PZAP-ja refuzon ankesën e opozitës serbe, nuk e certifikon për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Refuzohet certifikimi i dy partive politike
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit