Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Refuzohet certifikimi i dy partive politike

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në mbledhjen e së enjtes nuk ka certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, dy subjekte të reja politike. Ndërsa, janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Refuzimi i certifikimit ishte për nismën qytetare Slozno Pobedujemo dhe partinë SDA (Stranka Demokratske Akcije). Sipas njoftimit të KQZ-së, të dy këto parti, nuk kanë arritur ta përmbushin kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Subjektet e tjera politike të cilat kanë aplikuar janë certifikuar, përfshirë edhe koalicionet.

Këtu përfshihen: Koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje i cili përbëhet nga katër parti politike të regjistruara: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane dhe koalicioni me emrin Koalicija Vakat, i cili përbëhet nga 2 parti politike të regjistruara: Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan.

Po ashtu edhe koaliconi me emrin Ashkalitë e Bashkuar, i cili përbëhet nga 3 parti politike të regjistruara: Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim dhe kandidati i pavarur Esmir Kasi.

KQZ-ja ka njoftuar se janë certifikuar për pjesëmarrje edhe 17 parti politike. Në mesin e partive politike që janë certifikuar për pjesëmarrje është edhe Partia Socialdemokratike.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ ka thënë se është marrë vendim edhe për rritjen e numrit të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në konsullatën e Kosovës në Frankfurt. Sipas vendimit të KQZ-së, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen më votim në këtë përfaqësi diplomatike nga 1,500 në 1,900.

KQZ, fillimisht kishte miratuar dy vendvotime për votim në konsullatën e Kosovës në Frankfurt, me kapacitet prej 750 votuesish për secilin prej tyre.

Megjithatë, për shkak të numrit të madh të regjistrimeve dhe faktit se kanë mbetur vetëm 113 vende të lira, është vlerësuar se ekziston nevoja për rritjen e kapacitetit, në mënyrë që të mos kufizohet e drejta e votës për qytetarët e tjerë të interesuar.