Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mitur rrah gjyshen në Pejë

Policia

Foto: Ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 nëntor rreth orës 08:20 dhe është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.