Për gati dy javë, konvoje të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lëvizin nga kazermat e tyre në drejtim të Gjakovës për stërvitje.
FSK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për periudhën nga 3 deri më 14 nëntor kur ushtarët do të realizojnë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.
Konvojet do të lëvizin drejt Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë ‘Ujku i Çeliktë’ ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor ‘Ujku i Çeliktë’, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
-
Ushtrimi “Ujku Shigjetë” – Lëvizje të shtuara të FSK-së për pesë ditë
-
FSK-ja në fundjavë realizon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë
-
FSK-ja po teston kapacitetet luftarake përmes ushtrimit “Ujku Shigjetë”
-
FSK-ja demonstron kapacitetet në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”
-
Ushtrimi “Ujku i Çeliktë”, FSK-ja kryen manovra ushtarake