Komuna e Pejës kishte planifikuar që gjatë muajit maj të dërgonte në diskutim publik draftin final të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), pasi ai ishte miratuar në takimin e parafundit të Kuvendit Komunal në fund të muajit prill. Por ky plan i ka dështuar.
Komisioni ndërministror ia ka kthyer prapa Komunës këtë draft-dokument, i cili është punuar nga urbanistët e Komunës dhe në mbështetje të ekspertëve të organizatës gjermane “GIZ”, ku përcaktohen kahet e zhvillimit të Komunës së Pejës për periudhën 2019 – 2027. Ai ishte miratuar në seancën e prillit në Kuvendin Komunal, pavarësisht se ka munguar konfirmimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, Komuna, në pajtim me MMPH-në, e kishte sjellë për diskutim dhe miratim në Kuvend draftin e PZHK-së, megjithëse ai dokument, edhe pse ishte miratuar unanimisht në Kuvend, edhe nga opozita, LDK dhe PDK, nuk ka mundur të dërgohet në diskutim publik pa konfirmim dhe përgjigjet e MMPH-së.
Javën e kaluar, Drejtoria e Urbanizmit i ka marrë përgjigjet nga Ministria, të cilat tashmë ia ndalojnë Komunës dërgimin e PZHK-së në diskutim publik, për shkak të mangësive të identifikuara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Plani Zhvillimor i Pejës merr pas katër muajve pëlqimin nga MMPH-ja
-
Planin zhvillimor opozita e cilëson në interes të ndërtuesve
-
Harta Zonale e Komunës së Pejës nuk u krye as sivjet
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor