Draft-dokumenti i Planit zhvillimor të Komunës (PZHK) së Pejës për periudhën 2019 – 2027 i punuar nga urbanistët e Komunës dhe në mbështetje të ekspertëve të organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ”, është shqyrtuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Pejës, të martën, megjithëse ka munguar konfirmimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Pa këtë konfirmim nga Ministria, shqyrtimi i këtij drafti është dashtë të hiqet nga rendi i ditës, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, kjo pikë ka mbetur në rend të ditës, pasi ishte kontaktuar MMPH-ja. “Kemi kontaktuar MMPH-në dhe prej tyre kemi marrë leje që mund të diskutohet ky draft i PZHK-së, por nuk mund të dërgohet në diskutim publik pa atë konfirmim.Në momentin që vjen pëlqimi nga MMPH-ja, dy ditë më pas mund të nisin diskutimet publike për këtë draft të PZHK-së”, sqaroi kryesuesi i Kuvendit, Islam Husaj, pse kjo pikë ka mbetur në rend dite, e të cilën fillimisht këshilltarët e subjekteve opozitare kërkuan që të hiqet edhe për arsye se e kishin marrë me vonesë materialin me mbi 150 faqe dhe nuk kanë mund ta analizojnë të tërin.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Plani Zhvillimor i Pejës merr pas katër muajve pëlqimin nga MMPH-ja
-
Komisioni ndërministror ia kthen prapa PZHK-në Pejës
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor
-
Opozita e konsideron partiak planin zhvillimor të Pejës