Komisioni Europian, i cili referendumin në Katlonjë e shpalli ilegal, thotë se rasti i krahinës spanjolle dhe ai i Kosovës nuk mund të krahasohen, transmeton Koha.net.
“Kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, ajo ka qenë në një kontekst shumë specifik. Ai ka qenë një pozicion i miratuar nga anë të ndryshme të Deklaratave të KB-së dhe të rezolutave të ndryshme të KB-së e të bashkësisë ndërkombëtare”, citon b92 të ketë thënë zëdhënësi i KE-së Margaritis Schinas.
“Për KE-në kjo është çështje e brendshme e Spanjës që duhet zgjidhur në përputhje me ligjet kushtetuese të Spanjës. E përsërisim pozicionin që e ka pasur KE paraprak, e që do të thotë se, në rast se ky referendum organizohet në përputhje me kushtetutën e Spanjës, atëherë ajo pjesë e territorit del nga BE”, ka thënë Schinas.
-
BE-ja refuzon krahasimet e Kosovës me Katalonjën
-
Spanja: Situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës
-
Gjykata e BE-së hedh poshtë padinë e Spanjës kundër Komisionit Evropian për shkak të Kosovës
-
Një vit nga referendumi i pavarësisë së Katalonisë
-
Haradinaj për “El Pais”: Kosova nuk do e njohë pavarësinë e Katalonjës