Dhuna policore e njësiteve speciale të Spanjës gjatë referendumit në Katalonjë, për të cilat kanë raportuar mediat, nuk ka hasur në dënimin e prerë nga ana e Bashkimit Evropian për çka institucionet e BE-së të hënën kanë qenë në shënjestër të kritikave, shkruan sot Koha Ditore.
Shumë gazetarë kanë insistuar në një konferencë për shtyp në Bruksel, që Komisioni Evropian, si institucion i obliguar të mbrojë Traktatet e BE-së, të dalë në mbrojtje të parimeve demokratike dhe të së drejtës në shprehje të qëndrimeve politike, pa marrë parasysh se çfarë mendon kush për legalitetin e referendumit.
Por në reagimin e Komisionit Evropian, më shumë përmbajtje, vetëm është përsëritur se, sipas Kushtetutës së Spanjës referendumi ishte ilegal, dhe se kjo është një çështje e brendshme e Spanjës.
Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian ka mbështetur qëndrimin e Qeverisë së Spanjës. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke lexuar një deklaratë në emër të Komisionit Evropian, ka thënë se Komisioni Evropian mendon se është koha për bashkim dhe stabilitet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
-
Costa: BE-ja s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë Kosovës
-
BE-ja hedh poshtë propozimin për pezullim të marrëveshjes së asociimit me Izraelin