Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një vit nga referendumi i pavarësisë së Katalonisë

Më 1 tetor të vitit të kaluar, u mbajt referendumi i pavarësisë së Katalonisë, i cili u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.

Ky referendum krijoi një krizë të rëndë politike në Spanjë, transmeton Koha.net.

Javë më vonë parlamenti katalonas shpalli pavarësinë por u shpërbë kur Madridi për herë të parë thirri në nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës dhe vendosi sundimin e drejtpërdrejtë.

Një sondazh i muajit të kaluar thotë se 69 për qind e spanjollëve konsiderojnë se gjendja politike në Spanjë është shumë më e keqe se vitin e kaluar. E vetëm 15 për qind besojnë se ajo është përmirësuar.